Raundi i parë për zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetues ka dështuar. Asnjëra prej tre kandidateve që janë në garë nuk mori mbështetjen e nevojshme prej 5 nga 9 anëtarët e trupës në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë. Për pozicionin e kryetares kanë shprehur interes 3 nga nëntë anëtarët e gjykatës, konkretisht Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.