Liderja e Tajvanit Tsai Ing Wen dha dorëheqjen si kryetare e Partisë Progresive Demokratike, pas dështimit në menaxhimin e zgjedhjeve, këtë të shtunë. "Rezultatet e zgjedhjeve nuk ishin siç pritej... Unë duhet të mbaj të gjithë përgjegjësinë dhe të jap dorëheqjen si kryetare e Partisë Progresive Demokratike menjëherë," tha Ing Wen për gazetarët. Partia Komuniste kineze Kuomintang fitoi shumicën e votave si dhe dominoi në kryeqytein e Tajvanit, Taipei, duke shënuar kështu humbje për presidenten Tsai ing wen. Procesi zgjedhor tërhoqi vëmendje globale, sidomos kur situata mes Kinës dhe SHBA është e nxehtë.