Kryeminsitri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke dhënë një tjetër përgjigje për protestuesit. Duke I ndarë në dy grupe Flamingo dhe sorrakorbat, kreu I qeverisë përmes dhe një videoje thekson se Flamingot do të kenë atë që kërkojnë kurse dështakëzemërakët e korës s zezë do të marron atë që merritojnë sorrakorat. Kjo me argumentin se sipas Ramës këto dy grupime, të cilat ai I etiketon si flamingo e sorrakorba janë ata që ndahen mes paqes dhe dhunës. “Flamingot dhe sorrakorbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën! Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrakorbat”, shkroi Rama në Facebook.