Edhe seanca e kësaj të marte e Komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, është zhvilluar me debate e tensione, teksa një ndër dëshmitaret është edhe numri një I Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, kërkoi që mbledhja të jetë e hapur për median, por një gjë e tillë u kundërshtua nga socialistët, të cilët me shumicë votash, vendosën mbledhje me dyer të mbyllura. Teksa më herët Salianji akuzoi kryetaren e SHISH se kishte qenë në Beograd, kjo u shndërrua në mollë sherri me tij dhe socialistëve.