Dy shqiptarë dhe një kroat, të arrestuar për sekuestrimin e 324 kilogramë kokainë të pastër, e cila u konfiskua gjatë një operacioni policor në qendër të Selanikut të premten, u lanë nga gjykata në burg pa afat. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur futen në gjykatë, teksa shihen me kapuq dhe maska. Ndërkohë që në kërkim është një 33 vjeçar nga Kroacia, i cili arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i banesës.