Në vazhdën e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”, këtë të enjte u paraqit një tjetër grup personash mes të cilëve edhe kambisti Xhemali Lici, i cili u grabit nga disa persona në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit. Lici për herë të parë lidhur me këtë ngjarje drejtoi gishtin te Talo Çela si një nga personat që ai dyshon se e ka plagosur dhe më pas grabitur pasi kaloi pragun e derës së banesës.