Dëshmia e njërit prej tre të rinjve shqiptarë që u dhunuan barbarisht në Mal të Zi hedh poshtë versionin e policisë malazeze, që thotë se konflikti ka nisur pas një përplasjeje verbale në trafik. Klodjan Meaj, nga Postriba e Shkodrës tha për Top Channel jashtë kamerave se ata janë goditur pa asnjë shkak.