Për herë të parë, 9 vite pas vrasjes së dyfishtë, Behije Arapi nëna e Gentianit dhe bashkëshortja e Nezir Beqirit ëstë paraqitur në SPAK për t’u përballur me autorët e ngjarjes. Nezir dhe Gentian Beqiri u ekzekutuan në 15 gusht 2012 në qytetin e Elbasanit. Ajo u ballafaqua me të pandehurit, Ardjan Çapja, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani, që Prokuroria e Posaçme i akuzon për vrasjen e dyfishtë. Arapi pas ngjarjes u vendos me banim në Itali e është kthyer vetëm për të qenë e pranishme në sallë duke dhënë dëshminë e saj.