Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur për shpifje televizionin Syri pas transmetimit të deklarimeve të një shtetasi italian, që sipas deklaratës së Bashkisë është arrestuar dhe dënuar me gjashtë vite burg nga drejtësia shqiptare me akuzën e mashtrimit. Në deklaratën i transmetuar, shtetasi italian Gabriele Tarroni Longhinotti sulmoi ish-ortakun e tij në biznes, Alberto Presezzi, por në deklarime e sipër përmendi edhe emrin e kryebashkiakut Veliaj.