Në seancën e kësaj të enjteje për dosjen ‘Metamorfoza’ dëshmoi Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të akuzuarit në këtë çështje, ku provat kryesore të paraqitura nga SPAK janë përgjimet e siguruara nga komunikimet e platformës Sky Encrochat. Gjoka tha para gjykatës se hetimet kundër tij janë bazuar në materiale të paqarta dhe se komunikimet e përmendura nuk provojnë identitetin apo përfshirjen e tij në ngjarjet për të cilat akuzohet. Duke komentuar analizën e kodeve të përdorura në Sky ECC, ai u shpreh se edhe nëse merret si e mirëqenë se kodet u përkasin personave të identifikuar nga akuza, bisedat janë kontradiktore dhe nuk mbështesin pretendimet e prokurorisë.