Në procesin gjyqësor që po mbahet ndaj kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri kanë dëshmuar Kancelari i prokurorisë së Vlorës Përparim Hoxha dhe kancelarja e gjykatës së Vlorës Frida Gani. Bëhet me dije se gjatë dëshmisë së tij, Kancelari i prokurorisë së Vlorës ka deklaruar se nuk ka akses as tek protokolli as tek regjistrat e çështjeve. Sipas tij këtë funksion e kryen kryesekratarja, e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës.