Top News – Derusifikimi i Gjermanisë, Berlini përgatit ndryshime në ligjin e energjitikës
18/02/2023 20:11

Gjermania po vijoj me shpejtësi reformat dhe ndryshimet e ligjeve në kuadër të procesit të shkëputjes së varësisë energjitike nga Rusia, njohur edhe si ‘derusifikim’. Në kuadër të këtij procesi, Berlini planifikon të ndryshojë ligjin për sigurinë energjetike në mënyrë që të mundësojë shitjen e shpejtë të aksioneve të grupit energjetik rus Rosneft në rafinerinë Shvet dhe të shmangë shtetëzimin e saj. Në shtator të vitit të kaluar, qeveria mori përsipër filialin e Rosneft, duke ia besuar menaxhimin e rafinerive të saj në Shvet, Karlsruhe dhe Vohburg tek rregullatori vendas i energjisë. Në tetor, Rosneft ngriti një padi. Rosneft Deutschland përbën rreth 12 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës në Gjermani dhe zotëron ndër rafineritë më të mëdha të vendit. Rafineria në Shvet është pa dalje në det, është e katërta më e madhe në Gjermani, ajo plotëson 90 për qind të kërkesës së Berlinit për karburant dhe gjithashtu furnizon pjesë të Polonisë me karburante. Qeveria gjermane tani po përgatit terrenin për shitjen e aksioneve të Rosneft në rafineri, duke shmangur shtetëzimin e saj, gjë që kërkohet me ligj, pasi qeveria ka emëruar një administrator shtetëror. Për këtë arsye ata po planifikojnë ndryshime në ligjin për sigurinë energjetike, sipas të cilit kushti i shtetëzimit nuk do të zbatohej nëse shitja e aseteve është e nevojshme për të siguruar funksionimin normal të sektorit energjetik gjerman. Rosneft zotëron 54 për qind të aksioneve të rafinerisë, ndërsa aksionerë të tjerë më të vegjël janë holandezja Shell dhe kompania italiane ENI. Pamjet: AFP

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38