Top News/ Dërguam luftën në tokë armike! Zelenski konfirmon ‘pushtimin’ e Rusisë
11/08/2024 12:32

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë që ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonin perëndimor rus, Kursk. Ai tha përmes një fjalimi video të shtunën se ushtria ukrainase po e dërgon luftën në “territorin e agresorit”. Kievi ka nisur një sulm të papritur të martën dhe ka avancuar shpejt, më shumë se 10 kilometra brenda Rusisë, duke shënuar ndërhyrjen më të thellë që kur Moska nisi luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Në Ukrainë, Kievi dhe disa rajone tjera janë përballur me sulme me raketa dhe dronë të rusisë, në orët e para të së dielës, thanë zyrtarët lokalë. Sipas tyre, një burrë 35-vjeçar dhe djali i tij katërvjeçar u vranë në rajonin e Kievit, si pasojë e sulmeve me raketa. Është raportuar edhe për plagosjen e një 13-vjeçari në atë rajon. Zelensi ka falënderuar të shtunën “luftëtarët” e Ukrainës, dhe tha se e ka diskutuar operacionin në Rusi, me komandantin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi. “Ukraina është duke dëshmuar që mund të rikthejë drejtësinë dhe të garantojë presion ndaj agresorit”, tha ai. Deri më tani Rusia nuk ka arritur të pengojë avancimin ukrainas. Më shumë se 76.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni i Kurskut dhe autoritetet kanë nisur të zbatojnë masa kundër terrorizmit në atë zonë, dhe rajone të tjera kufitare.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30