Një aleat i vendosur i Vladimir Putinit, Ramazan Kadirov ka bërë të ditur së fundmi se do të dërgojë tre djemtë e tij adoleshentë që të luftojnë në Ukrainë. Ramazan Kadirov, lider i rajonit Cecen, është një mbështetës i zëshëm i luftës së Putinit dhe në disa imazhe video ai shfaqet bashkë me tre djemtë ndërsa bën qitje me armë zjarri.