Emigrantët shqiptarë kanë filluar procesin e votimit për zgjedhjet e 11 majit. 111 votues kanë njoftuar postierin për të nisur zarfin drejt Parkut Olimpik në Tiranë, ku administrimi i votës së tyre do të vëzhgohet nga kamerat dhe përfaqësuesit e partive politike. Teksa janë shpërndarë 36 për qind e dërgesave postare, komisioneri Ilirjan Celibashi deklaron se afati për mbylljen e këtij procesi do të shtyhet.