Ka mbërritur mbrëmjen së hënës në Aeroportin "Nënë Tereza" dërgesa e radhës nga kompania Pfizer, me 9360 doza të vaksinës antivCOVID në bazë të kontratës së nënshkruar me qeverinë Shqiptyare në janër të këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit Arben Ahmetaj, të pranishëm në Aeroportin 'Nënë Tereza' thanë se furnizimi me vaksina do të vijojë.