Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi disa fotografi me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Në mesazhin prekës, ajo shkroi: “U prehsh në paqe i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im! Do na mungosh gjithë jetën.”