Vullnet Sinaj është i pari deputet socialist i Qarkut të Vlorës që ka dalë publikisht kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Selenicës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sinaj thotë se Selenica përmbush të gjitha kriteret për të qëndruar bashki me vete, duke u renditur në mes të tabelës në indeksin e funksionalitetit dhe atë të performancës ekonomike.