Një deputet, një nënkryetar bashkie dhe dy persona të tjerë, përfshirë pilotin, mbijetuan mrekullisht pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas u rrëzua në qytetin Brazilian të Minas Gerais. Helikopteri po përgatitej të ulej në një fushë futbolli, kur aksidentalisht ra në kontakt me një linjë kabllore.