Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, Christian Shcmidt ka dhënë një paralajmërim të fortë në lidhje me nismën për ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, duke u shprehur se ato nuk mund të realizohen pa konsensusin e PD-së. Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?”, thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.