Socialisti Erion Braçe gjendet i vetëm në nismat ligjore që shkojnë në favor të bujqve dhe blegtorëve. Në një videomesazh, Braçe akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, kur tha se dy nisma të tij ligjore, po bllokohen e mbahen pezull nga Balla, i cili ka shkuar më tej duke urdhëruar votën kundër të deputetëve socialistë, me pretendimin se qëndrimet e Braçes bien në kundërshtim me qeverinë socialiste.