Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar përmes një videoje gjendjen katastrofike të infrastrukturës rrugore në zonën e Divjakës, duke ngritur me ironi pyetjen nëse kjo është rruga drejt standardeve europiane. Në videon e publikuar, ai tregon një segment rrugor të mbushur me gropa dhe të degraduar plotësisht, ku mungon çdo lloj sinjalistike.