Ligjvënësit rikthehen në Kuvend pas një muaji pushim. Edhe pse rregullorja parashikon që punimet e sesionit të ri parlamentar të fillojnë të hënën e parë të muajit shtator, këtë vit puna do të fillojë të martë, më 8 shtator, në orën 17:00, për shkak të pushimit zyrtar për shenjtërimin e Nënë Terezës. Sesioni i ri pritet të jetë dinamik, jo vetëm për shkak të nismave ligjore që presin të finalizohen, por edhe për shkak të kontekstit politik e social. Revolucioni i Flamingove shënon ditën e 100 të rezistencës dhe sipas paralajmërimeve të organizatorëve pritet që me hapjen e dyerve të parlamentit të ketë sërish një zhvendosje të protestuesve në Kuvend për t’u përballur me deputetët për të cilët thonë se nuk i përfaqësojnë denjësisht.