Pas marrjes së vulës nga Gjykata e Apelit, deputetët e Partisë Demokratike janë udhëzuar që të nisin lëvizjet në bazë për të bashkuar demokratët dhe hapur dyert, siç pohon edhe publikisht Gazment Bardhi, për mbështetësit e Bashës. Ftesa është përsëritur vazhdimisht edhe në konferencat e takimet që Bardhi dhe Flamur Noka kanë pasur këto ditë me bazën.