Për të disatën herë ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkon që partitë politike të pastrojnë listat, duke kandiduar persona të pastër për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithëse nuk ia përmend emrin, ambasadorja Juri Kim përmes një mesazhi në Tëitter lë të kuptohet se kërkesën e saj që Tom Doshi të qëndrojë larg kandidimit në zgjedhjet e 25 Prillit, e ka biseduar edhe me kryeministrin Edi Rama.