Top News – Depozitat në banka/ Rriten ndjeshëm edhe në valutë
12/11/2020 10:26

Ngadalësimi i kreditimit ka rritur aktivet jorezidente të sektorit bankar në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të shtatorit totali i aktiveve jorezidente arriti në 346 miliardë lekë, në rritje me 10 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Sektori bankar shqiptar shënoi një rritje të depozitave me rreth 23 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë – shkruan monitor. Nga këto pjesa më e madhe rreth 17 miliardë lekë ishin në valutë të huaj. Nga ana tjetër, rritja e kreditimit të ekonomisë vendase gjatë tremujorit, megjithë gjallërimin pas daljes, ishte më e ngadaltë me periudhën e parakrizës. Portofoli neto i kredisë bankare u zgjerua me rreth tre miliardë lekë. Në veçanti bankat më të mëdha që zotërojnë edhe pjesën më të madhe në tregun e depozitave në valutë, mbajtën një qasje të kujdesshme në huadhënie gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte, duket se prurjet e reja të depozitave në valutë të huaj kanë shkuar kryesisht në vendosje jashtë vendit. Pavarësisht rritjes së tremujorit të tretë, pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ngelet në nivele relataivisht të ulëta krahasuar me periudhat e mëparshme, në rreth 22 pwr qind të totalit. Në dy tremujorët e fundit, pesha e aktiveve jorezidente paraqitet në nivelet më të ulëta që prej vitit 2013. Niveli i tyre më i lartë ishte regjistruar në fillim të vitit 2017, kur përbënin rreth 28% të aktiveve të sektorit bankar shqiptar. Duke qenë se këto aktive janë kryesisht në euro, nënçmimi monedhës europiane ndaj lekut ka bërë që statistikisht vlera e tyre e raportuar në lekë, por edhe pesha e tyre specifike, të bjerë. Aktualisht, 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj, por tregu i brendshëm nuk ofron alternativa të tjera të investimit të fondeve në valutë të huaj, përveç kredidhënies. Shtimi i likuiditetit të lirë në valutë vitet e fundit është theksuar nga një orientim më i madh i huadhënies drejt lekut.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14