Partia Demokratike vijoi denoncimet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Deputetja Albana Vokshi tha se paratë e pista po pastrohen masivisht në Shqipëri, teksa vetëm 2 për qind e aseteve kriminale konfiskohen. Ajo theksoi sektorin e ndërtimit si pikën më problematike në Shqipëri, ku investimet e mëdha, sipas saj, nuk justifikohen nga kreditimi bankar dhe kërkesa reale në treg, duke ngritur dyshime për burime të paligjshme financimi.