Opozita kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të verifikuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore lidhur me pretendimet për trafik ndërkombëtar të armëve. Shkak për këtë kërkesë janë bërë deklaratat dhe materialet audio të publikuara nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Vetë deputetët opozitarë theksojnë se pretendimet e Ahmetajt nuk konsiderohen fakte të provuara, por indicie që, sipas tyre, duhet t’i nënshtrohen verifikimit parlamentar.