Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kritikuar planet e qeverisë së Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës, por thekson se qëndrimi I Gjermanisë në anën e Izraelit, mbetet I palëkundër. "Ne kemi një mospërputhje – dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet", tha kancelari gjerman gjatë një interviste. Republika Federale gjermnane prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, Tha Merz, dhe në këtë drejtim sipas tij asgjë nuk do ndryshojë.