Top News – Dënohen me 37 vite burg babë e bir / Autorët e vrasjes së Alket Muhos në memaliaj
27/10/2021 11:46

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 37 vjet burg, babë e bir Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e 43 vjecarit Alket Muhaj e ndodhur rreth tre vjet më parë në fshatin Rabije në Memaliaj. Vendimi është dhënë nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Cibuku e cila i dha fund zvarritjes tre vjecare të procesit gjyqësor në ngarkim të dy të akuzuarve kryesore për ngjarjen. Gjykatësja Cibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho. Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie, pasi gjatë dhënies së vendimit kanë qenë të pranishëm familjarë dhe të dhe afërm nga të dy familjet, të viktimës dhe të të akuzuarve. Në seancat e kaluara prokurori i çështjes Juljan Cafka në pretencën e tij, kërkoi dënim për tre vepra penale për të dy autorët e ngjarjes së rëndë. Ai kërkoi nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin. Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn. Pas shqyrtimit të të dhënave nga prokuroria dhe fjalës së mbrojtjes për të pandehurit, gjykatësja e cështjes Blerta Cibuku ka dhënë vendimin final për këtë ngjarje që tronditi në shtator të 2018 fshatin Rabije dhe mbarë zonën, ku u ekezekutua me kallashnikov nga një distancë e afërt Alket Muhaj, pas një konfikti disa vjeçar për pronat. Familjarët e viktimës e kanë konsideruar skandaloz vendimine gjyqtare Blerta Cibuku dhe kanë kërkuar ndihmën e SPAK për të marrë masa ndaj saj. Më herët në qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit në Gjirokastër liroi nga paraburgimi Et'hem dhe Dino Muhaj duke i lënë ata me arrest shtëpie me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e shkallës së parë zvarriti më shumë se dy vjet proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar, duke tejkaluar në këtë mënyrë afatet ligjore.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12