Politika e Kosovës ka reaguar njëzëri për vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtueseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu, njëkoheësiht presidentja në detyrë e Kosovës, përmes një reagimi në Facebook, shprehet se aktgjykimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk mund ta gjykojnë historinë e një populli as nuk mund ta rishkruajnë atë. “Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur. Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar”, Kreu I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje forcave politike t’i lënë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojnë bashkë, për të ruajtur unitetin qytetar, pasi ‘shteti është përgjegjësi e të gjithëve’