Një gjykatë japoneze ka dënuar një bos mafioz të jakucës me vdekje, pasi ai urdhëroi një vrasje dhe plagosjen e tre qytetarëve të tjerë. Satoru Nomura, bosi 74 vjecar i grupit kriminal Kudo-kai në japoninë jugperëndimore, i mohoi akuzat se ai kishte urdhëruar sulme të dhunshme mbi publikun. Mediat japoneze ndërkohë shkruajnë se vendimi ka ardhur pavarësisht mungesës së provave që e lidhin atë në mënyrë direkte me krimet.