Top News – Dendias në parlamentin grek/ Miljet në Jon na japin 13 mijë km2 territor të ri
19/01/2021 18:21

Ministri I jashtëm grek, Nikos Dendias iu drejtua parlamentit në seancën plenare ku diskutohet projektligji I qeverisë mbi zgjerimin në zonat detare, duke thënë se do të ketë dhe një ekspansion në ujrat territoriale të Kretës. Për një zgjerim të tillë, theksoi dendias, kryeministri ka muaj që është pozicionuar. Shefi I diplomacisë greke iu referua dhe shtrirjes më 12 miljë detare të Greqisë në detin Jon. Ai tha se përmes këtij projektligji, Greqia e zgjeron territorin e saj me 13 mijë kilometra katror, e për këtë arsye kërkoi nga deputetet votë unanime. “Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve, vendim ky I marrë pak ditë më parë nga Greqia, atëherë zgjerimi kapërcen 13 000 kilometrat katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135.000 kilometra katrorë, besoj kuptohen më mirë përmasat e kësaj zone”, u shpreh ai. Zgjerimin e kufirit detar grek në perëndim, Dendias e përshkruan si një të drejtë të paprekshme të sovranitetit të Greqisë, e thotë se për këtë, Athina nuk kërkon negociata me vendet e tjera. Dendias do të dëshironte të shpallte edhe zonën dymbëdhjetë miljesh në Egje. Por vendi fqinj Turqia kërcënon me luftë. Ministri i brendshëm grek Jorgos Gerapetritis I siguroi parlamentarët se kufiri detar do të zgjerohet edhe në Egje "kur të jetë koha e duhur". Fakti që Greqia tani po i zgjeron të drejtat e saj sovrane në Perëndim, gjashtë ditë para se të rinisin bisedimet me Turqinë, po shihet dhe si mesazh në drejtim të Ankarasë.Parlamenti grek vendos për zgjerimin e territorit ujor të Greqisë në Detin Jon, nga gjashtë në dymbëdhjetë milje detare, dhe këtij hapi, thotë DW, i parapriu pikërisht një marrëveshje paraprake me Shqipërinë.

Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57