Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias u dërgoi të enjten një mesazh vendeve fqinje me të cilat Athina ka mosmarrveshje për ndarjen e kufirit detar, përfshirë Shqipërinë dhe Turqinë. Kryediplomati grek tha gjatë një konference se Greqia është kundër çdo kërcënimi apo përdorimi force për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve detare mes palëve. Athina vendosur në mënyrë të vendosur ndaj parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”,- theksoi Dendias.