Policia e Librazhdit në bashkëpunim me inspektorët për mbrojtjen e pyjeve, në vijim të punës me fokus krimet kundër mjedisit kanë evidentuar dhe goditur veprimtarinë e prerjes së paligjshmë të pyjeve në parqet kombëtare "Shebenic" dhe "Gavadec". Policia ka identifikuar 6 shtetas që ushtronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këtë veprimtari kundër mjedisit, në mënyrë të vazhdueshme. 2 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 4 të tjerët janë shpallur në kërkim.