Pas publikimit të lajmit për dëmtimin e dy kolonave në Apoloni ka reaguar për Top Channel drejtoresha e Parkut Kombëtar të Apolonisë, Ornela Durmishaj. Drejtoresha shprehet se pritet që këtë javë të nisë puna për restaurimin dhe se çështja është në hetim e sipër nga prokuroria. Ajo ka sqaruar se monumenti i Nimfeut i shek III p.e.s., është dëmtuar më 13 prill gjatë periudhës së karantinës prej COVID-it. Ky objekt arkeologjik është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë, rreth 1 kilometër nga manastiri.