Qeveria ka miratuar vendimin për dëmshpërblim të menjëhershëm të familjes së Enea Mekollit, efektivit të policisë së Korçës që mbeti i vrarë pak ditë më parë në një aksion për kapjen e një të dënuari nga drejtësia. Sipas vendimit të marrë, familjarët e Enea Mekollit, shpallur Dëshmor i Atdheut do të mbështeten financiarisht me 5 milionë lekë, ndërsa familja e Edison Adrit, që mbeti i plagosur në të njëjtin operacion me 3 milionë lekë.