Teksa po zhvillohej Komisioni i Medias, deputetët e Rithemelimit me në krye Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin kanë vijuar me skenarin e kaosit dhe tensionit. Këtë herë janë përplasur verbalisht me dy deputetet e Partisë Demokratike Flutura Açkën dhe Merita Bakiun. Debati ka përshkallëzuar deri në ngritje të toneve të zërit dhe akuza kundrejt njëri-tjetrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Më tej Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen Flutura Açka.