Demokratët e rithemelimit kanë vijuar takimet me demokratët në bazë, këtë herë duke u ndalur në Burrel. Së bashku në takim me strukturat ishin Flamur Noka, Belind Këlliçi, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi. Ky i fundit pas bashkimit dhe marrjes së postit të nënkryetarit foli edhe në emër të Sali Berishës.