Top News – Demokratët mbyllin argumentet: Dënoni Trump, ndryshe do sulmojë kongresin sërish
12/02/2021 12:15

Demokratët kanë përmbyllur argumentimet e tyre me të cilat treguan se Donald Trump nxiti sulmin mbi kongresin amerikan duke paralajmëruar se ai do ta bëjë këtë sërish nëse nuk dënohet. Prokurorët përdorën fjalët e vetë protestuesve për të lidhur Donald Trump me dhunën ndërsa argumentuan se trazirat e muajit të shkuar kanë shkaktuar po ashtu një dëm afatgjatë. Demokratët prezantuan edhe raporte nga policia, stafi, zyrtarët e inteligjencës dhe mediat e huaja për të mbështetur pretendimin e tyre. Ekipi i mbrojtjes i ish presidentit do të fillojë tani paraqitjen e argumenteve të tij. Dhoma e përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët miratoi muajin e shkuar vënien e Trump nën hetim, duke e akuzuar atë se kishte nxitur dhunën në ndërtesën e Kapitolit më 6 janar. Ligjvënësit nga dhoma e përfaqësuesve ia përcollën rastin senatorëve për gjykim. Avokatët e Trump kanë argumentuar se ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij për lirinë e fjalës kur pretendoi se zgjedhjet e nëntorit të kaluar ishin të manipuluara. Tani në senat nevojitet një shumicë prej dy të tretash për të dënuar Trump, në senatin e ndarë në mënyrë të barabartë me 100 vende, por fajësimi i tij nuk ka shumë gjasa pasi një shumicë e senatorëve republikanë deri më tani i kanë qëndruar besnikë atij. Nëse Trump dënohet, sidoqoftë, senati do të mund të votonte për ta ndaluar atë të merrte një post publik sërish.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48