Në kushtet kur çmimet e energjisë elektrike dhe të hidrokarbureve vijojnë të rriten, Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë që të merret dhe të diskutojë për çështjet e Energjisë dhe Aksionit për Klimën. Kërkesa është bërë nëpërmjet deputeteve demokrate Sorina Koti dhe Emilja Koliqi ato që dorëzuan kërkesën duke kërkuar edhe miratimin e kolegëve të tjerë, jo vetëm demokratë. Në një prononcim për mediet deputetja Sorina Koti, u shpreh se në rrethanat që çmimet e energjisë elektrike dhe ato të karburantëve po ndryshojnë dhe po kërcënojnë mirëqënien e qytetarëve, autoritettet duhet të fokusohen më shumë tek kjo çështje.