Demokracia shqiptare nuk ka bërë përparim përgjatë vitit të fundit. Freedom House mbajti të pandryshuar vlerësimin e përgjithshëm për vendin, ku vëren përkeqësim të lirisë së medias dhe të shprehjes, por përmirësim në fushën e drejtësisë dhe vënies përballë ligjit të zyrtarëve të lartë të korruptuar.