Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, priti në Tiranë një delegacion të përfaqësuesve të bashkive austriake. Biseda u ndal tek qeverisja vendore, reforma administrativo-territoriale dhe roli i bashkive në procesin e integrimit europian. E pranishme ishte edhe ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach dhe Presidenti i Shoqatës Austriake të Bashkive, Johannes Pressl.