Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Baldushku ku ndodhej për ti dorëzuar çelësat e banesës së re një familjeje, ka siguruar se do të rindërtohen të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. Ai theksoi se refreni për këtë vit do jetë ndërtimi i shtëpive të reja, shkollave të reja, lagjeve të reja dhe pallateve të reja.