Pas 1000 emrave të parë, publikohet edhe lista e re me 500 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Të premten, Këshilli Bashkiak miratoi listën me 3 mijë emrat e parë, ndërkohë që kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet.