Këto janë pamjet e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi I bombolës së gazit në një byrektore në qytetin e Lezhës. Dëmet janë kolosale pasi të gjitha bizneset që ndodhen aty afër pothuajse janë shkatërruar nga fuqia e shpërthimit. Ata kërkojnë nga ana e autoriteteve që të marrin masa lidhur me përdorimin e bombolave të gazit pasi janë të pasigurta. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së dielës, ndërsa u dëmtuan dhe tre makina që ishin parkuar aty pranë.