Një video e xhiruar në bregdetin e Vlorës shihet një delfin i ngordhur ne gjirin e Vlores, ndërsa një tjetër delfin rrotullohet rreth tij dhe tenton disa herë ta shtyjë, sikur përpiqet ta ndihmojë. Pamjet tregojnë ndjeshmërinë e këtyre krijesave detare, që shpesh shfaqin sjellje të ngjashme me ato sociale dhe emocionale të kafshëve shumë inteligjente. Ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së delfinit nëse bëhet fjalë për shkaqe natyrore, sëmundje apo ndonjë ndikim të aktivitetit njerëzor. Autoritetet mjedisore pritet të kryejnë verifikimet përkatëse.