Raporti i fundit i inteligjencës ukrainase thotë se qeveria ukrainase beson se niveli aktual i trupave ruse nuk është i mjaftueshëm për të pushtuar efektivisht. “Kontigjenti ushtarak rus pranë kufirit ukrainas është i pamjaftueshëm për të kryer një agresion të suksesshëm të armatosur në shkallë të gjerë kundër Ukrainës”, thotë një raport i inteligjencës ukrainase, i publikuar nga CNN.