E vetmja gazetë në botë, që del një herë në katër vjet, ka dalë sërish në shitje në Francë me publikimin e numrit më të ri të satirikes La Bougie du Sapeur. E veçanta e tabloidit me 20 faqe është se ai del në shitje vetëm më 29 shkurt, pra një herë në vit të brishtë. Botimi i parë i gazetës ishte në vitin 1980, dhe ky është numri i 12 i saj. I konceptuar nga një grup miqsh që “dëshironin thjeshtë të qeshnin”, La Bougie du Sapeur printohet në 200 mijë kopje.