Top News – Del nga shinat treni me etanol në Minnesota/ Shpërthen në flakë, evakuohen banorët
30/03/2023 22:36

Një tren që transportonte etanol doli nga shinat në Minnesota të SHBA-së këtë të enjte, gjë që bëri që vagonët të shpërthenin duke u shkatërruar plotësisht. Për shkak të situatës alarmante banorët vendas u evakuuan menjëherë për të shmangur tragjeditë, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Pasi treni doli nga shinat shpërtheu në flakë, të cilat u përhapën me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje. Nuk dihet shkaku që ka sjellë aksidentin e rëndë por rruga kryesore u bllokua dhe ende nuk është hapur. Autoritetet vendase raportuan se ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetohet deri në detaje, njëkohësisht banorët ende nuk duhet të kthen në shtëpitë e tyre. Shkollat dhe kishat tashmë do të jenë streha e tyre, deri në një njoftim të dytë e cila do të bëhet në bazë të sigurisë. Dalja nga shinat erdhi pasi një tren mallrash në Norfolk Southern që transportonte materiale të rrezikshme doli nga shinat më 3 shkurt në Palestinën Lindore. Ky aksident bëri që të digjeshin kimikatet toksike në disa nga vagonët e dalë nga shinat për të parandaluar një shpërthim. Përplasja shkaktoi një evakuim të rreth 2500 banorëve, një përgjigje emergjente të shumë agjencive dhe shqetësime të vazhdueshme midis banorëve për ndikimet afatgjata shëndetësore. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55